Dhuna në familje/ Sociologu: Situatë alarmante, shoqëria shqiptare po bëhet si ‘spital psikiatrik’

Dhuna në familje/ Sociologu: Situatë alarmante, shoqëria shqiptare po bëhet si ‘spital psikiatrik’

12:54, 16/05/2024
A+ Aa A-

Sociologu Gëzim Tushi ka komentuar për ngjarjet e fundit të ndodhura në vendin tonë ku u ndal tek babai që mori peng dy fëmijët e tij të mitur.

Ai tha se kjo ngjarje kërkoj një analizë të shumëfishtë, ndërsa theksoi se ka një numër të lartë martesash që nuk funksionojnë dhe se aktualisht jemi në një situatë alarmante.

Sipas tij, institucionet janë dobësuar përfshirë shkollat dhe se sëmundjet psikiatrike po bëhen sëmundjet e ekzagjeruara të shekullit.

“Gjykoj se kemi të bëjmë me një ngjarje shumë komplekse dhe kërkon analizë shumë-faktoriale sepse besoj se në këtë bërthamë familjare ka një sintezë të të gjithë këtyre faktorëve që kanë të bëjnë me strukturën e tyre familjare sepse të konfuzon dhe përgjigja e bashkëshortes dhe fëmija 11 vjeç ka marrë përsipër rolin e psikoterapistit të babait të tij të çoroditur Nuk është fjala vetëm për këtë rast, por kemi një përhapje të zgjeruar të fenomeneve që kemi të bëjmë me problemet e shëndetit mendor që po vjen duke u rritur dhe që përbejnë një rrezik të madh për shoqërinë”, tha ai.

Më tej ai shtoi se ngjarje të tilla po ndodhin sepse shoqërisë shqiptare po i prishet amortizatori kryesor që është familja dhe këtë e tregon jo vetëm numri i madh i divorceve por dhe dhuna, numri i lartë i martesave që nuk funksionojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco