SYRI TV/ Rruga ‘Vita Konomi’ në Kombinat, e shkatërruar dhe e përmbytur

14:06, 16/05/2024
A+ Aa A-

Prej shumë vitesh, Rruga “Vita Konomi” në zonën e Kombinatit në kryeqytet nuk njeh investime në infrastrukturë. Vetëm pak minuta reshje shiu kanë bërë që kjo rrugë të pushtohet nga gropat e mbushura me ujë, duke vështirësuar kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Nga SYRI TV

Mjaftojnë vetëm pak minuta reshje shiu dhe shumë lagje të kryeqytetit bëhen të pakalueshme. E tillë paraqitet situata këtë të enjte në rrugën “Vita Konomi” në zonën e Kombinatit.

Vetëm pak minuta shi jo i dendur e bëri këtë rrugë të mbushet me pellgje uji, duke e bërë sfidë qarkullimin e automjeteve, ndërsa për këmbësorët kalimi ishte i pamundur. Gjatë verës në këtë rrugë mbizotëron pluhuri, ndërsa në dimër apo ditët me reshje, gropat e mëdha mbushen me ujë.

Edhe pse një rrugë jo pak e frekuentuar nga mjetet apo edhe kalimtarët, është lënë totalisht jashtë vëmendjes së bashkisë, e cila nuk ka kryer asnjë investim për asfaltimin e saj duke e lënë të amortizohet, çka është kthyer në shqetësim për banorët e zonës, kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco