Lajmi i fundit

‘Miliona euro tendera për familjarët’/ Berisha kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama

Projekti Thumanë-Kashar/ Protestuesja: Shteti po na nxjerr nga shtëpitë tona, fëmijët janë trembur duan strehim

09:27, 16/05/2024
A+ Aa A-

Në një kohë kur është parashikuar që të shemben disa banesa në Bërxullë, në kuadër të projektit për autostradën Thumanë-Kashar, disa familje po protestojnë.

Ata sqarojnë se nuk do të pranojnë që të shemben banesat e tyre, pasi nuk janë përfshirë në skemën e dëmshpërblimit.

E ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’, Sara Haka, një protestuese e zonës që preket nga ky projekt u shpreh se qeveria Rama po i  shkatërron pronat dhe jetën banorëve, dhe e vetmja ofertë që ata kanë dhënë është një banesë sociale për tre vite, dhe pas tre viteve ajo t’i kthehet shtetit sërish.

‘Kjo është e papranueshme, ne do të mbetetmi në qiell të hapur’-u shpreh protestuesja.

Sara Haka:

‘Ndihemi shumë keq, gati në depresion nuk dimë çfarë të bëjmë as me veten as me familjarët tanë.

E vetmja gjë që na ka mbetur është të presim për një vendim përfundimitar nga Bashkia e Tiranës.

Ne kemi bërë kërkesë dhe jua a kemi nisur atyre. Ne jemi familja Haka banorë të zonës Bërxhullë, zona Kadastrale 2105 e Bashkisë Tiranë që prekemi nga projekti i aksit rrugor, Thumanë-Kashar.

Banojmë këtu prej 30 vitesh që prej vitit1994 ku kemi bërë edhe legalizimin e pronësisë, dhe sot në vitin 2024 me shkresë të ‘Gener 2’ merret një vendim skualifikimi në mënyrë të padrejtë.

Ne duam që me çmim reference të na kompesojnë, duam vetëm të aq sa të kompesojmë shtëpinë tonë që të kemi një çati mbi kokë.

Përvec se po na i merr shtëpiat me gjithë tokat pa çmimin e tregut po na nxjerr në qiell të hapur pa asnjë kompensim nga shteti.

Kompania ‘Gener 2’ kanë ardhur dhe na kanë bërë një ofertë 6-mujore për një bonus qeraje prej 3 mijë euroje.

Pas këtij që nuk bënë pranimin e kësaj oferte, erdhën me një tjetër ofertë duke na ofruar shteti shtëpi sociale që në krye të tre viteve kjo shtëpi do i kthehej shtetit e ne do mbetemi në qiell të hapur'.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco