'Të sëmurët me leuçemi pa ilaçin jetësor'/ Dasho: Mungesa e tij sjell pasoja të rënda tek pacientët, ndërhyrje urgjente nga shteti

'Të sëmurët me leuçemi pa ilaçin jetësor'/ Dasho: Mungesa e tij sjell pasoja të rënda tek pacientët, ndërhyrje urgjente nga shteti

10:07, 11/06/2024
A+ Aa A-

18 pacientë që vuajnë nga Leucemia Limfoide Kronike, që prej muajit shtator të vitit të kaluar nuk po marrin një prej medikamenteve kryesore për trajtimin e sëmundjes së tyre, barin Ibrutinib 140 mg, dhe kjo jo për shkak të mungesës së këtij medikamenti, i cili prej vitit 2018 është përfshirë në  listën e barnave të rimbursueshme.

Mjeku Erion Dasho, nga studioja e “Kafe Shqeto” u shpreh se në raste të mungesës së mjekimit, mund të ndodhin skenarë shumë të rënda ku një prej tyre është që sëmundja të marrë një drejtim të tillë që edhe nëse mjekimi vazhdon, trajtimi mund të mos bëjë efekt.

Deklarata e tij:

“Kemi të bëjmë me një situatë kriminale pasi kemi persona të cilët vuajnë nga një sëmundje shumë e rëndë që në mungesë të mjekimit është vdekjeprurëse, por megjithatë fatmirësisht e ka një mjekim.

Nëse pacienti reagon mirë ndaj këtij mjekimi, pacienti praktikisht kjo është ashtu sic e tregon edhe emri është një sëmundje kronike dhe sipas mjekimit arrin të mbahet nën kontroll dhe bën që pacienti të ketë një jetë normale.

Në rast se mjekimi ndërpritet atëherë mund të ndodhin skenarë shumë të rënda ku një prej tyre është që sëmundja të marrë një drejtim të tillë që edhe nëse mjekimi vazhdon, trajtimi mund të mos bëjë efekt.

Pra praktikisht këta të sëmurë e vendosin jetën e tyre në rrezik i ke dënuar me vdekje në kushte mungese mjekimi, por i ke dënuar sërish në rast se mjekimi rinis dhe këtyre burokratëve ju bie mendja.

Ky nuk është një fenomen i kufizuar vetëm tek këta 18-pacientë, ky është një fenomen që fatkeqësisht dominon në sistemin shëndetësor shqiptar, pra nuk ka një ndarje të qartë të përgjegjësive.

Në të gjithë botën hartimi i protokolleve  ose i udhëzuesve të praktikës klinike është një përgjegjësi e komunitetit shkencor, është përgjegjësi e shoqatave dhe e shërbimeve të spitaleve.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco