Ekspertja: Punëtorët e huaj priten nga Filipinet - të kualifikuar dhe që s'mund të arratisen lehtë

Ekspertja: Punëtorët e huaj priten nga Filipinet - të kualifikuar dhe që s'mund të arratisen lehtë

09:26, 09/05/2024
A+ Aa A-

Shqipëria është në negociata me një shtet të huaj për të marrë 40 mijë punëtorë të kualifikuar. Lajmi u konfirmua nga Albin Gega, drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në ministrinë e Ekonomisë. Marrëveshja pritet të miratohet në muajin qershor nga qeveria shqiptare. Por, nga cili shtet? Dhe sa e arsyeshme është kjo marrëveshje për Shqipërinë?

Me këto pyetje, emisioni Kafe Shqeto në SYRI TV iu drejtua sot ekspertes së punësimit, znj. Kumrie Zika, e cila tha:

“Flitet, jo vetëm nga unë, por flitet se bëhet fjalë për shtetin e Filipineve, sepse është i vetmi shtet në vendet aziatike që ka kritere të tilla, marrëveshje ndër shtete, të cilat nuk e lejojnë punëtorin e tyre aq lehtë të arratiset nga një vend ku shkon të punësohet, duke parë kriteret dhe legjislacionin e vendit të tyre që para se të dërgojnë një punëtor të tyrin në një vend të caktuar, atyre iu kërkohet që të merret një farë leje nga shteti, miratimi bashkë me kompaninë pritëse të punëtorëve ku ai do të akomodohet dhe ushtrojë profesionin e tij. Kjo është e para.

Së dyti, duke iu referuar deklaratës që do të merret “fuqi punëtorë e kualifikuar”, mos harroni se fuqi punëtore e kualifikuar nga gjithë këto vende aziatike, India, Bangladeshi, Sri Lanka, Filipinet kanë punëtorë të kualifikuar. Pjesa tjetër janë të pakualifikuar.”

Lexo edhe: Preçi: Punësimi i të huajve për të kompensuar largimin e shqiptarëve, lëvizje e rrezikshme

Ndiqni mendimin e znj. Zika në vazhdim në videon e SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco