Avokati i Popullit nis konsultimin publik për respektimin e Drejtave Kushtetuese gjatë proceseve penale

Avokati i Popullit nis konsultimin publik për respektimin e Drejtave Kushtetuese gjatë proceseve penale

17:22, 07/05/2024
A+ Aa A-

Avokati i Popullit njofton se “Raporti mbi Respektimin e të Drejtave Kushtetuese dhe Ligjore në Procesin Penal” është publikuar për diskutim publik. Ky raport paraqet një analizë të hollësishme të një sërë çështjeve që lidhen me garancitë proceduriale në një proces penal dhe është bazuar në hulumtimin e ankesës së gazetarit Elton Qyno.

Institucioni i Avokatit të Popullit thekson se gjatë fazës së diskutimit publik është e rëndësishme të evidentohet një angazhim i të gjithë aktorëve, për t’i trajtuar me seriozitet gjetjet dhe rekomandimet e raportit.

Ndërsa vlerëson se Institucionet duhet të jenë të përkushtuara për të siguruar respektimin e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut dhe të palëve në procesin penal, duke ndjekur një qasje të drejtë dhe transparente, Institucioni i Avokatit të Popullit inkurajon palët e interesuara që të marrin pjesë në këtë diskutimin publik dhe të shprehin mendimet dhe komentet në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet e raportit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco