SYRI TV/ Gjirokastër, ankesa për tregun industrial. Shiu që bie jashtë, futet brenda

15:56, 25/04/2024
A+ Aa A-

Çatia e tregut industrial në Gjirokastër, është dëmtuar, aq sa kur bien reshje shiu, uji depërton mbi biznese. Sipërmarrësit thonë se janë ankuar disa herë në bashki, por zgjidhje nuk kanë gjetur.

Nga SYRI TV

Mjaftojnë vetëm pak minuta shi që tregu industrial i qytetit të Gjirokastrës të jetë nën pushtetin e ujit. Malli i qindra bizneseve që shesin në këtë treg, rrezikon të dëmtohet, pasi sa herë bie shi, uji depërton brenda tregut, ndërsa sipërmarrësit mbulojnë produktet me plastmas.

Edhe pse është ndërhyrë disa herë për izolimin e pikave në tavan problemi nuk është zgjidhur kurrë plotësisht.

E njëjta panoramë shfaqet edhe jashtë tregut industrial rruga që të çon drejt tregut është degraduar plotësisht gropat e mëdha të mbushura me ujë dhe një kaos mbeturinash në kanale.

Tregu është i pozicionuar në hyrje të qendrës së qytetit në lagjen 18 Shtatori, problemet me ujin që iu pikon mbi mall u shfaqën 2 vite pas ndërtimit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco