SYRI TV/ Rritet numri i personave me alergji, shkak poleni i luleve

18:30, 24/04/2024
A+ Aa A-

Nga viti në vit është rritur numri i personave që shfaqin probleme me alergjitë. Aktualisht jemi në sezonin zyrtar kur alergjitë shtohen per shkak të polenëve të luleve, por jo vetëm. Në spitalin rajonal të Gjirokastrës ne ditë shkojnë për konsult e vizitë mbi 30 pacientë. Sipas mjekës specialiste Erina Lazri, alergjitë nuk njohin moshë, por më të ekspozuar janë fëmijët dhe të rinjtë.

Kjo nënë e re ka sjellë tek mjekja pergjigjien e analizave te djalit te saj 6 vjecar i cili ka rezultuar alergjik, sipas nënës sëmundja ështe dhe genetike

Mjekët bëjnë apel qytetarëve për të mos neglizhuar simptomat, në qoftëse kanë kollë, apo bllokim të hundëve, skuqje dhe lotim të syve, kruajtje të qiellzave për 4 deri në 5 ditë radhazi. Neglizhimi i simptomave thonë mjekët mund të kalojë në asëm alergjike, një nga sëmundjet më të rënda të alergjive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco