Disa konsiderata për Abortin...

Disa konsiderata për Abortin...

14:55, 27/04/2024
A+ Aa A-

Nga Anila Dokle

-Diskutimet publike për Abortin duhet të jenë të kujdesshme, e të mos reflektojnë vetëm kushtet social-kulturore dhe ekonomike të atyre që flasin studiove televizive për Abortin(të shkohet përtej, në çdo skaj të vendit).

-Duke qenë se nuk ka asnjë definicion të vetëm për Abortin, të pranuar nga të gjitha fushat e mendimit njerëzor, diskutimi për të duhet të jetë sa etik e moral, aq edhe fetar, mjekësor dhe ligjor.

-Patjetër që duhet mbërritur në një konsensus për Abortin, sepse tek ai reflektohen në mënyrë antagoniste dy të drejta themelore të njeriut: e drejta për jetën dhe e drejta e zgjedhjes së lirë.

-A duhet të ndalemi pak më gjatë tek Aborti në Adoleshencë?

Patjetër që po!!

[🔸️] A kemi dështuar me edukimin për shëndetin seksual dhe riprodhues? Kemi dështuar, pa diskutim.

Shqipëria nuk është vetëm Tirana, metropol ky, ku mundësitë e informimit dhe edukimit janë më të mëdha se zonat e paurbanizuara. Kollaj është ta quash abortin vrasje në panelet plot dritë të TV-ve.

Po çfarë do bëjmë me adoleshentet që ushtrojnë në mënyrë të papërgjegjshme të drejtat e tyre riprodhuese?

T'i lëmë të ushtrojnë mëmësinë e hershme(e rrezikuar dhe kjo nga komplikacionet)???

[🔸️] Me gjithë këtë "moral" që derdhet paneleve televizive dhe rrjeteve sociale, atmosfera e edukimit seksual të vajzave bëhet tejet e vështirë.

[🔸️] Diskutimet rreth abortit dhe adoleshencës, duhen bërë pas një njohjeje të mirë të fiziologjisë së aparatit riprodhues femëror, të shtatëzanisë, të abortit dhe faktorëve të riskut e komplikacioneve rreth tij(nuk mund të flasë juristi për fiziologjinë e shtatëzanisë, as mjeku për dimensionin ligjor... e as punonjësit socialë për këndvështrimin fetar).

Duhet konsensus i gjerë, të cilin e gjen të reflektuar edhe në ligjin e vjetër(!!).

-Abortet selektive mund të kryhen edhe para javës së 12-të, falë ekzistencës së analizave të sofistikuara në përcaktimin e gjinisë.

Dhe e fundit, duhet konsensus i gjerë për Abortin, i cili duhet kryer në kushte strikte asepsie dhe nga mjekë të specializuar.

Diskutimet dhe qasjet vetëm "morale" nuk na çojnë askund, përveç se tek rritja e morbimortalitetit amtar nga abortet e provokuara.

Kaq për sot!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco