Tragjedia në Shkodër, Begeja: Faktori kryesor i kësaj ngjarje është dhuna, viktima pëson ndjenjën e thellë të izolimit

14:26, 06/05/2024
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype për edicionin e mesditës  në Syri Tv, psikologia, Jona Begeia ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Begeja u shpreh se dhuna në familje është një nga faktorët që  rëndon më tepër gjendjen psikologjike të një gruaje, që e çon dhe në marrjen e vendimeve ekstreme, duke humbur jetën, por dhe jo vetëm, ashtu siç ndodhi në rastin e Shkodrës.

Është shumë e rënde për të dëgjuar për një ngjarje të tillë dhe na duhet kohë për të proceduar këtë si ndodhi dhe të dalim në disa mendime konkrete se si mund të ndodh një akt i tillë.

Mediat dhe rrjetet sociale të marrin kohën e duhur dhe ti lënë ekspertizës kohën për të arritur në disa konkluzione, dhe të mos shprehen në mënyrë brutale ndaj një nënë e cila nuk jeton më, dhe të shkruajnë për fëmijët të cilët janë viktima të kësaj ngjarje.

Dhuna në familje është një nga faktorët që e ka rënduar më tepër gjendjen psikologjike të një nëne të re, me tre fëmijë. Kur një person është nën presion psikologjik nga partneri, ndjejnë se nuk kanë asnjë shpresë për të shpëtuar dhe pësojnë atë ndjenjën e thellë të izolimit dhe trishtimit.

Viktima duhet të kërkojë ndihmë, edhe pse nuk ndodh që të bëjë këtë hap, janë fëmijët dhe ata që kanë pranë që i shtyjnë ose e bëjnë një denoncim të tillë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco