E mërkura dhe e enjtja, me vranësira, reshje shiu dhe bore

E mërkura dhe e enjtja, me vranësira, reshje shiu dhe bore

07:39, 24/04/2024
A+ Aa A-

Fluski i rrymave ajrore Arktike po ndikon gadishullin e Ballkanit duke mbajtur mot të paqëndrueshem dhe temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë.

E mërkurë, 24 prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu , reshje bore në Alpe. Era do të fryjë me drejtim jug (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     8/15°C

- Zonat e ulëta       10/18°C

- Zonat bregdetare 14/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 24 Prill 2024 do të ketë  vranësira dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C – 8°C në mëngjes deri në 14°C –16°C gradë Celsius në mesditë.

E enjte, 25 prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale në very,  reshje bore në Alpe. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     5/13°C

- Zonat e ulëta       8/17°C

- Zonat bregdetare 10/17°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco