Shtohen rastet e abortit, ekspertët ngrejnë shqetësimin: Ku janë politikat mbështetëse dhe informuese?

11:16, 24/04/2024
A+ Aa A-

Ndonëse mungojnë statistikat zyrtare, sipas mjekëve dhe psikologëve, abortet në Shqipëri janë kthyer në shqetësim.

Zheni Gjergji Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë pranë PD, dhe Xhensila Omeri gjinekologe, të ftuara në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ngritën zërin mbi shtimin e aborteve dhe politikat e munguara që po ndihmojnë për këtë.

"Në fakt prej disa kohësh kam ngulur këmbë për të ditur se kush është ekipi hartues i këtij ligji dhe dje i kam kërkuar ministres në mënyrë zyrtare, të njihem me hartuesit e këtij ligji , jo për të vendosur para plumbave, por për ta vendosur para përgjegjësive morale dhe etike.

Numri i lartë i aborteve të raportuara nga INSTAT në vitin 2022 ka qenë 4199, çfarë do thotë se janë shifra alarmante dhe ulja e moshës sigurisht që do e ekspozojë të riun,

Prandaj them që politikat kryesorë të shoqërisë duhet të jenë tek shëndeti seksual, që këto adoleshentë të dinë si të mbrohen nga një shtatzani e padëshiruar, pra të kemi politika për t’i mbështetur adoleshentët”, u shpreh Gjergji.

Ku është hartimi i projektligjit përsa ju përket metodave të hartimit familjar? Ku është promovimi këtu? Vijnë për të abortuar, ndërkohë që nuk kanë informacionin bazik se si mund të mbrohen nga një shtatzani e padëshiruar... Edhe fertiliteti është rritur shumë nga SST.

 Ku janë këtu politikat ndërgjegjësuese për këtë problematikë?” shtoi gjinekologia Xhensila Omeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco