VIDEO-SYRI TV/ Benet Beci me metodat e Erion Veliajt, policia bashkiake në Shkodër terror qytetarëve

18:23, 27/04/2024
A+ Aa A-

Benet Beci ndjek metodat e Erion Veliajt, duke me gjoba dhe reprezalje ndaj shitësve ambulantë në rrugët e Shkodrës. Dhjetëra qytetarë po përballen çdo ditë me gjoba dhe terror nga policia bashkiake e Shkodrës, duke mos i lejuar të sheshin në trotuare. Qytetarët thonë se gjobat po vendosen në një kohë që bashkia s`po u jep zgjidhje për një treg ku të kenë mundësi të shesin prodhimet e tyre.

Nga SYRI TV

Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, po vë në zbatim metodat e zbatuara nga Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës, kundër tregtarëve ambulant në qytet.

Prej disa ditësh, policia bashkiake e Benet Becit, ka nisur reprezaljet me gjoba dhe terror ndaj shitësve ambulantë, të cilët shesin prodhime nga zonat rurale, për të siguruar jetesën.

Shitësit thonë se policia po u vë gjoba për shitjen në trotuare, duke mos u dhënë zgjidhje më parë për gjetjen e një hapësire tregtimi.

Ky aksion i Benet Becit kundër qytetarëve të Shkodrës, është njësoj si aksionet e policisë bashkiake në Tiranë të drejtuar nga Ermal Kapllanaj, i cili rezulton se fshihet pas një seri supermarketesh fruta-perimesh në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco