VIDEO-SYRI TV/ Bashkia i lë në harresë pasi janë të djathtë, banorët e Krutjes në protestë

16:49, 27/04/2024
A+ Aa A-

Ngrihen në protestë banorët e fshatit Krutje në Lushnje, pasi ndonëse paguajnë taksat nuk marrin asnjë shërbim nga bashkia. Sipas banorëve, shqetësimet e tyre kryesore janë rruga e amortizuar, mos pastrimi i mbetjeve urbane apo dhe mungesa e kanalizimeve.

Nga SYRI TV

2 dekada e disa vite ka rruga e lagjes së Kishës në Krutje që nuk ka parë asnjë vëmendje nga pushteti vendor. Të privuar nga rruga, mbetjet urbane dhe bimësia e kanalit përgjatë lagjes, banorët kërkojnë investime.

Ata shprehen se paguajnë taksat, gjelbërim e ndriçim, por,prej vitesh janë harruar.

Sipas banorëve kjo është e qëllimtë pasi ata janë demokratë.

Ndonëse kanë kërkuar është me shkresa zyrtare në njësinë administrative Krutje, e cila është shpallur dhe si një ndër 100 fshatrat turistikë, lagja e tyre mbetet në pisllëk papastërti e gropa me ujë në dimër dhe pluhur gjatë verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco