VIDEO-SYRI TV/ Moglica, fshati me HEC, por pa njerëz! Banorët: Këtu ka vetëm të moshuar

17:49, 26/04/2024
A+ Aa A-

Moglica e njohur tashmë për hidrocentralin e ndërtuar nga gjiganti norvegjez Shtatkraft, sot është një fshat që vuan pasojat e rënda të shpopullimit. Banorët e mbetur ende janë në shumicë të moshuar, të cilët thonë se në fshat mungojnë shërbimet baz, ndërsa mundësitë për punësim janë thuajse zero.

Nga SYRI TV

Nëse nuk do të ishte sot hidrocentrali, i ndërguar nga gjigantët norvegjez, Shtatkraft, fshati dhe emri i Moglicës mund të ishte harruar për shkak të shpopullimit masiv.

E gjendur mes maleve, midis Gramshit dhe Maliqit, pjesë e kësaj të fundi është dhe si fshat, sot Moglica ka pak frymë njerëzish, kryesisht të moshuarit.

Dëshmia e gjallë e shpopullimit të fshatit, është shkolla, e cila sot ka vetëm disa nxënës, nga dhjetëra që mësonin vetëm pak vite më parë.

Në fshat mungojnë shërbimet publike bazë, përfshirë kujdesin shëndetësor apo social.

Ata pak banorët që ende kanë mbetur aty, si bazë të ekonomisë së tyre kanë blegtorinë, ndërsa mundësi punësimi tjetër, thuajse nuk ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco