FOTO/ Kremtohen Pashkët, mbrëmë dalja e Epitafit në rrugët e qyteteve, sot E Shtuna e Madhe

FOTO/ Kremtohen Pashkët, mbrëmë dalja e Epitafit në rrugët e qyteteve, sot E Shtuna e Madhe

07:49, 04/05/2024
A+ Aa A-

Besimtarët ortodoksë në mbarë botën po kremtojnë Pashkën. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se sot është E Shtuna e Madhe, "zbritja e zotit tonë Jezu Krisht në had"

Çfarë ndodhi në mesnatë në Tiranë:

Shërbesa e Mëngjesores së të Shtunës së Madhe - Vajtimet e Përmbivarrshme dhe Epitafi, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", Tiranë.



Ç'thotë Bibla:

Nga Libri i Gjenezës 1:1-13.
Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave. Pastaj Perëndia tha: "U bëftë drita!". Dhe drita u bë. Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira. Dhe Perëndia e quajti dritën "ditë" dhe errësirën "natë". Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.

Pastaj Perëndia tha: "Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t'i ndajë ujërat nga ujërat". Dhe Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga ujërat që ishin sipër saj. Dhe kështu u bë. Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore "qiell". Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë.

Pastaj Perëndia tha: "Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera". Dhe kështu u bë. Dhe Perëndia e quajti terën "tokë" dhe grumbullimin e ujërave "detë". Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë. Pastaj Perëndia tha: "Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutore të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij". Dhe kështu u bë. Dhe toka prodhoi gjelbërim, barëra që e bënin farën simbas llojit të tyre dhe drurë që mbanin fruta me farën e tyre brenda, secili simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë. Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi; dita e tretë."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco