Qytetari në Lezhë kafshohet nga qeni endacak: Më vërsulen përditë! Thirrje bashkisë të ndërhyjë

Qytetari në Lezhë kafshohet nga qeni endacak: Më vërsulen përditë! Thirrje bashkisë të ndërhyjë

11:35, 15/05/2024
A+ Aa A-

Preng Dedgjoni, banor i qytetit të Lezhës është kafshuar nga një qen endacak teksa lëvizte me biçikkletë. Kjo nuk është hera e parë që qytetari kafshohet nga qeni, ndërsa thotë se asnjëherë nuk i ngacmon, por i vërsulen në mënyrë të papritur.

“Këtu janë qentë përdit. Më ka ndodhur edhe një herë”, thotë ai.

Dedegjonaj tregon frikën e tij të vazhdueshme ndaj qenve por thotë se ata ushqehen nga lokalet dhe ndaj qëndrojnë pranë tyre.

“Ishte një qen i madh”, shton Dedgjoni.

“Është problematikë e përditshme. Mua më dalin përdit përpara. Se di të tjerëve a i turren. Mua më erdhi sot, më kapi dhe iku dreqi. Sot është e dyta herë që më ndodh. Frikë…qen janë ata, i kam frikë. Unë nuk i ngacmoj. Qentë rrinë afër klubeve se i ushqejnë ata”, thotë qytetari.

Qentë endacakë janë një shqetësim në Lezhe dhe për këtë është dërguar edhe një ankesë në bashki.

Festim Meta thotë se mbrojtesit e kafshëve duhet t’i grumbullojnë ato pasi vaksinimi nuk është zgjidhje.

“Problem janë bërë. Kam bërë dy ankesa në bashkinë e Lezhës dhe në shtëpinë tonë nuk mund të hyjmë prej qenve. Plus që ndotin ambientin nëpër qytet. Kanë ardhur ata që merren me qentë, kanë bërë një takim fizik me mua dhe absolutisht asnjë lloj mase nuk është marrë. Kur shkon dy herë ankohesh në bashki për një hall të tillë, që qentë as natën nuk të lënë të flesh…ata banorët i hedhin mbeturinat nga kati i katërt dhe qeni mësohet kush t’i hedhë ushqim aty afrohet. Unë i bëj thirrje bashkisë së Lezhës të vijnë t’i heqin qentë se nuk po na lënë as të flemë në shtëpitë tona”, thotë Meta.

Në Bashkinë e Lezhës thonë se janë marrë disa nisma dhe janë bërë ndërhyrje për trajtimin e qenve endacakë, por ky problem nuk zgjidhet pasi ata sillen dhe hidhen në Lezhë nga zona të tjera, gjë për të cilën është e nevojshme të identifikohen dhe penalizohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco