SYRI TV/ Fshatrat e Levanit drejt shpopullimit total, banorët: Në fshat nuk ka rrugë e as ambulancë

12:31, 04/05/2024
A+ Aa A-

Lënia në harresë e fshatrave ka bërë që shumë prej tyre të braktisen nga banorët. Boçova e Levanit në Fier është një nga fshatrat që ka pësuar tkurrjen më të madhe gjatë viteve të fundit. Mungesa e infrastrukturës dhe shërbimeve jetike ka detyruar banorët të emigrojnë jashtë vendit. Dikur fshati numëronte mbi 400 familje, ndërsa tani në këtë fshat nuk kanë mbetur as 100 shtëpi të banuara

SYRI TV

Boçova ishte fshati më i madh në zonën e Bishanit, njësia administrative Levan, por tashmë ky fshat thuajse po shkon drejt shpopullimit total. Mungesa e perspektivës, infrastruktura e amortizuar dhe pamundësia për të fituar bukën e gojës ka detyruar banorët t’i kthejnë sytë drejtë emigracionit.

Në fshat dikur kishte mbi 400 familje, ndërsa tani numri i tyre ka rënë nën 100, ku pjesa më e madhe tyre janë në moshë të madhe. Të moshuarit thonë se fëmijët e tyre kanë ikur në emigracion, në fshatin e tyre nuk as rrugë, as kopsht e shkolla për fëmijët dhe as qendër shëndetësore.

Banorët e Boçovës thonë se në fshatin e tyre nuk ka asnjë lloj shërbimi, as rrugë të shtruara dhe koshat e largimit të mbetjeve urbane duket qartë se sa shërbim marrim nga pushteti vendor...

Të ndodhur në kushte të tilla kur pushteti vendor e qeveria nuk investojnë në infrastrukturë, banorët, kryesisht rinia e kanë  gjetur zgjidhjen duke emigruar në vende të ndryshme të Europës për një jetë më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco