Dalin përgjigjet e llotarisë amerikane, 'shqiptarët rrëzojnë serverin'

Dalin përgjigjet e llotarisë amerikane, 'shqiptarët rrëzojnë serverin'

19:13, 04/05/2024
A+ Aa A-

Duke filluar nga ora 18:00 e pasdites së sotme janë publikuar rezultatet e Lotarisë Amerikane.

Por fluksi i madh i qytetarëve që kontrollojnë përgjigjet e tyre ka bërë që serveri i faqes së lotarisë online të bjerë.

Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti.

Për të parë nëse edhe ju jeni fitues i Lotarisë duhet të shkoni në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit: dvprogram.state.gov.

Të regjistruarit në DV-2025 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco