SYRI TV/ Rruga izolon tre familje në Milot, banorët kërkojnë të mundësohet një rrugëkalim

15:19, 05/05/2024
A+ Aa A-

3 familje në Milot të Kurbinit, nuk do të kenë më mundësi për të hyrë dhe dalë nga banesat e tyre. Të ndodhur 100 metra në anë të rrugës së Kombit, hyrja e cila ishte funksionale prej 16 vitesh është konsideruar e paligjshme dhe është mbyllur. Në këto kushte banoret janë izoluar, pasi nuk kanë asnjë rrugë tjeter për të dalë dhe hyre në shtëpitë e tyre të cilat janë ndërtuar shume vite para autostrades Milot-Morinë. Tre familjet e prekura nga kjo situatë nuk janë kundra mbylljes së kësaj rruge, por kërkojnë që t’u gjendet një rrugëkalim tjeter.

Mungesa e rrugës për të hyrë ambulanca i rrezikoi jetën dy ditë më parë dhe një të moshuari të sëmurë në këtë zonë. Banorët u detyruan të sfidojnë ligjin duke prerë barrierat e rrugës që të hynte ambulanca dhe të merrte të sëmurin.

Bashkia e Kurbinit bën me dije se është në dijeni të problematikes së tre familjeve dhe po punohet që të gjendet një zgjidhje e shpejtë për t’u mundësuar një rrugë për të hyrë dhe dalë nga shtëpitë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco