Ungjillorët e juglindjes së Shqipërisë festojnë sot Pashkën me thirrjen ‘Krishti u ngjall’

Ungjillorët e juglindjes së Shqipërisë festojnë sot Pashkën me thirrjen ‘Krishti u ngjall’

20:34, 04/05/2024
A+ Aa A-

Rreth 2000 besimtarë të kishave ungjillore në juglindje të vendit kanë festuar ditën e sotme në ambientet e "Qytezës së Fëmijëve" festën e Pashkës.

Ka qënë ish këshilltari i presidentit Ronald Reagan e njëkohësisht autori i 70 librave Erwin Lutzer ai i cili ka drejtuar ceremoninë e sotme, duke dhënë mesazhin për të pranishmit se Pashka është më tepër se një festë, është momenti i reflektimit dhe besimit në Jezu Krisht. Lutzer ka vijuar me tej teksa ka kërkuar besimtarëve të pranishëm të jenë shembull për botën e të jetojnë jetën nën vullnetin e Zotit.

Nga ana tjetër pastori i kishës Ungjillore Libonik - Maliq Plator Çollaku ka treguar se rrënjët e komunitetit ungjillor kanë nisur qindra vite më parë, me një kontribut të veçantë në edukimin e brezave e ndërsa ka uruar besimtarët për Pashkë të bardhë në zemrat e tyre

Ungjillorët e juglindjes së Shqipërisë kanë festuar sot Pashkën me thirrjen "Krishti u ngjall"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco