SYRI TV/ Kamionistët në Vlorë pa vend-parkime, shoferët të revoltuar

SYRI TV/ Kamionistët në Vlorë pa vend-parkime, shoferët të revoltuar

12:37, 04/05/2024
A+ Aa A-

Drejtuesve e kamionëve në Portin e Vlorës po përballen me probleme për shkak të ndërtimeve dhe pamundësisë për një vend parkimi, kjo pasi autoritetet për sistemimin e tyre, si kamionëve që janë në pritje, ashtu edhe atyre që janë në ikje. Shoferët shprehen të revoltuar për gjendjen e krijuar

SYRI TV

Ndërtimet që parashikojnë transformimin e hapësirës ku ndodhej porti i vjetër industrial, po shoqërohet me problematika. Ndërtimi i objekteve brenda në këto mjedise ka penguar parkimin e kamionëve të mallrave. Gjendja e krijuar vjen për shkak se porti i mallrave, i parashikuar për t'u zhvendosur nga aty nuk është zhvendosur ende.

Në vendparkimin e tyre të përhershëm po punohet për hapjen e katllavanit, çka pamundëson vendosjen e kamionëve aty, si atyre që janë në pritje dhe atyre që janë në ikje.

Ndërkohë drejtuesve të kamionëve u është kërkuar që të dalin nga porti pasi nuk ka vende qëndrimi. Ata shprehen të revoltuar për gjendjen e krijuar.

Kjo situatë, përveç problemeve që u ka krijuar kamionistëve, ka krijuar kështu trafik të rënduar dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve në këtë territor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco