SYRI TV/ Zvarritet hapja e landfillit të Sherishtës, Vlora nën ankthin e djegies së plehrave

16:35, 05/05/2024
A+ Aa A-

Vlora rrezikon të përballet edhe këtë verë me djegien e mbetjeve urbane.

Zvarritja e hapjes së landfillit të Sherishtës, ka rritur rrezikun që fusha aktuale e mbetjeve në lagjen “24 Maji”, të përfshihet gjatë muajve të nxehtë nga zjarri.

Për banorët shqetësim është dhe ndotja e madhe që shkakton kjo fushë mbetjesh në një nga lagjet më të populluara të qytetit.

SYRI TV

Teksa ky investim prej 21 milion eurosh ende nuk është vënë në funksion, qyteti i Vlorës rrezikon që edhe këtë verë të përballet me situatë emergjente, njësoj si një vit më parë ku mbetjeve iu vu zjarri dhe Vlora u pushtua nga ndotja për javë të tëra.

Këtë rrezik e parashikojnë së pari banorët që jetojnë pranë landfillit ekzistues në lagjen “24 Maji”, të cilët gjithashtu përballen dhe me ndotjen gjithëvjetore të fushës së plehrave.

Ata thonë se bashkia u premtoi se landfilli i Sherishës do të ishte gati brenda muajit mars, por mbetjet vijojnë të hidhen ende në qendër të qytetit.

Tenderin për ndërtimin e landfillit të sherishës e fitoi në vitin 2020 kompania e Klodian Zotos, por ajo është sekuestruar për aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë, ky ngërç duket se ka sjellë edhe zvarritjen e hapjes së këtij ladfilli, që u premtua se do të zgjidhte problemin e menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco