SYRI TV/ Nis vjelja e ullirit në zonën e Fierit, fermerët në hall për fuqi punëtore

14:53, 17/10/2023
A+ Aa A-

Fermerët në Mallakastër kanë nisur vjeljen e ullirit, por po përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Në fshatin Kreshpan të Fierit, fermerët tregojnë se një punëtor kërkon pagesë deri në 3 mijë lekë dita për vjeljen e ullinjve, kosto kjo e papërballueshme për shkak se këtë vit nuk ka prodhim si një vit më parë.

Nga SYRI TV

Duket si histori e pabesueshme, por vetë fermerët në fshatin Kreshpan të Fierit tregojnë se problemi më i madh që po hasin për vjeljen e ullirit është mungesa e fuqisë punëtore. Sipas tyre, mungesa e fuqisë punëtore, ka bërë që punëtorët të kërkojnë deri në 3 mijë lekë në ditë për vjeljen e ullinjve.

Sipas fermerëve, ndonëse këtë vit prodhimi nuk është njëjtë si një vit më parë, përsëri po hasin në vështirësi për vjelje për shkak se kanë sipërfaqe të mëdha deri në 1 mijë rrënjë për familje.

Ata shprehen gjithashtu, se një ndër problemet është mungesa e infrastrukturës për të shkuar në zonat me ullishta.

Ashtu si në çdo fshat tjetër të vendit, edhe në Kreshpan, popullsia e mbetur është kryesisht mosha e tretë, e cila e ka të pamundur të vjelë ullirin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco