Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

VIDEO SYRI TV/ Dita e 3-të e bojkotit të studentëve të mjekësisë, auditorët e fakultetit janë bosh

18:16, 04/10/2023
A+ Aa A-

Auditorët e fakultetit të ‘Mjekësisë së Përgjithshme’ prej tre ditësh janë bosh. Studentët e viteve 2-6 kanë vendosur të bojkotojnë unanimisht procesin mësimor në shenjë revolte kundër ligjit që i detyron të qëndrojnë disa vite pas studimeve në Shqipëri. Ata paralajmërojnë se nuk do e ndalin bojkotin deri në plotësim të kërkesave të tyre, ndërsa do të zhvillojnë edhe protesta.

Nga Fjona Çela-SYRI TV

Teksa jemi në ditën e tretë të nisjes së vitit të ri akademik, studentët e mjekësisë vijojnë bojkotin e mësimit. Auditorët e Fakultetit të Mjekësisë së Përgjithshme janë bosh.

Studentët e programit ‘Mjekësi e Përgjithshme’ e kanë nisur vitin e ri akademik me bojkot të procesit mësimor. Për të tretën ditë radhazi, që prej 2 tetorit kur nisi viti akademik, auditorët e këtij Fakulteti janë bosh.

Studentët nga viti i dytë deri në vit të gjashtë kanë marrë të gjithë unanimisht të njëjtin vendim, të bojkotojnë mësimin në shenjë revolte kundër ligjit që i detyron të qëndrojnë disa vite pas studimeve në Shqipëri ose në të kundërt të paguajnë tarifë mbi 6000 euro për një vit akademik. Bojkoti i tyre do të jetë pa afat, derisa kërkesat që u kanë parashtruar institucioneve të marrin zgjidhje.

Feruze Agalliu është studente e vitit të 5 në Mjekësi të Përgjithshme. Prej 3 ditësh ajo nuk ka zhvilluar mësim, pasi nuk është dakord me ligjin që i kushtëzon të zgjedhin kundër vullnetit të tyre.

Në të njëjtën linjë është edhe Oresti Çaça, student i vitit të gjashtë. Edhe ai si studentët e viteve të tjera ka vendosur të bojkotojë mësimin.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë janë ngritur në protesta që prej qershorit dhe paralajmërojnë se nuk do të ndalen deri në anulimin e ligjit për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin ‘Mjekësi e Përgjithshme’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco