Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Tullumbacet me oksid azoti, toksikologu ngre alarmin: Pasojat në shëndet, të pariparueshme

08:58, 22/09/2023
A+ Aa A-

Çrregullime të ritmit të zemrës, humbje të vetëdijes, gjendje kome dhe deri në humbje jete. Këto janë faturat që mund të paguajnë konsumatorët e rregullt të oksidit të azotit, drogë që së fundmi ka gjetur përhapje masive tek të rinjtë. Mjeku toksikolog, Alban Haxhi, shprehet se të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen për pasojat në shendet të këtij produkti, ndërkohë avokati Redi Ramaj, kërkoi që të ketë ndryshime në ligj lidhur me këtë produkt

SYRI TV

Pas disa minutash euforie, tullumbacet me oksid azoti shkaktojnë efekte anësore dhe dëme të mëdha në shëndetin e konsumatorëve, që janë kryesisht mosha të reja, që konsumimi i kësaj lënde u duket një trend.

Çrregullime të ritmit të zemrës, humbje të vetëdijes, gjendje kome dhe deri në humbje jete janë pasojat e konsumimit të oksidit të azotit, sipas mjekut toksikolog, Alban Haxhi.

Avokati Redi Ramaj shpjegon se kjo lënde nuk klasifikohet tek drogërat, pavarësisht se efektet mund t’i ketë edhe më të renda se disa prej tyre.

Fenomeni i përhapur tashmë masivisht, ndikohet edhe nga çmimi me të cilin tregtohen këto tullumbace. Nga 2 deri në 5 mijë lekë duke i lejuar kështu akses edhe të miturve. Institucionet duhet të reagojnë dhe të marrin masa urgjente. Dhe gjithashtu të rishikohen ligjet, për të frenuar fenomenin, i cili po përhapet masivisht, teksa pasojat sociale për familjet kanë filluar të ndihen.

Kjo substancë mund të gjendet lehtësisht në rrugët e kryeqytetit, nisur nga kioskat e deri tek baret dhe restorantet.  Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh se do ndërhyhet në legjislacion për mbajtjen nën monitorim të kësaj lënde që gjendet lirisht në tregje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco