VIDEO-SYRI TV/ Fluks pacientësh në urgjencën e Durrësit, të moshuarit: Mjekët janë me pushime

17:23, 21/08/2023
A+ Aa A-

Të moshuar që presin në radhe dhe që sorollaten në dyert e poliklinikave dhe spitaleve të Durrësit për një analizë. Kjo panorame ofrohet në këto ditë të nxehta vere, teksa në urgjencë ka një fluks të shtuar të pacienteve që marrin mjekim edhe në korridoret e spitalit.

Nga SYRI TV

Mes temperaturave të larta të moshuarit presin në radhë në poliklinikën qendrore të Durrësit për të marrë shërbimin që kërkojnë.

Radha e gjatë ka shkaktuar një kaos në korridoret e kësaj poliklinike, pasi veç fluksit të lartë të pacienteve, ka edhe mungesë të mjekëve të cilët kanë marrë pushimet.

Ndërkohë që në Spitalin Rajonal te Durrësit fluksi i emergjencave i ka kaluar limitet e përballimit.

Virozat dhe aksidentet zënë vend të parë për nga numri i personave që kërkojnë ndihmë. Deri në 300 pacientë në ditë pret urgjenca e Spitalit të Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco