Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Fluks pacientësh në urgjencë, mjekët: Ka raste të shtuara me Covid-19

17:11, 18/08/2023
A+ Aa A-

Rriten rastet e pacientëve që i drejtohen urgjencës së spitalit të Kukësit, të cilët kanë shfaqur komplikacione shëndetësore. Mjekët pohojnë se ka pasur raste të infektimeve me Covid, të cilat kanë simptoma të ngjashme me ato të virozave stinore. Ata ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në këtë periudhe si pasojë e luhatjes së temperaturave.

Nga SYRI TV

Lëvizjet e shtuara dhe sezoni turistik ka rikthyer rastet e te prekurve me Covid 19 në Kukës. Shefi i urgjencës në spitalin e Kukësit, Jemin Ferati tregon se nuk ka një shifër të saktë të të prekurve, pasi simptomat janë të ngjashme me virozat e stinës.

Mjeku Ferati apelon që pacientët të paraqiten ne spital dhe të bëjnë tamponin e shpejtë.

Pavarësisht se infektimet nga Covid 19 nuk janë alarmante apo me forma agresive, por për disa pacientë është dashur hospitalizimi kryesisht moshat e treta, pasi ky virus kërkon një mjekim më të specializuar.

Shefi i urgjencës në spitalin e Kukësit, Jemin Ferati u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm këtë periudhe si pasojë e luhatjes së temperaturave apo mbivendosje të virozëve të ndryshme me Covid 19, e në çdo rast duhet t’i drejtohen mjekut të familjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco