Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

VIDEO-SYRI TV/ Mungesa e drithit në treg prej luftës, fermerët e Lushnjës shtojnë arat me misër

14:10, 29/04/2022
A+ Aa A-

Lufta në Ukrainë ndikoi edhe tek tregu botëror i kulturës së misrit, që është me mungesa të mëdha. Kjo nxiti fermerët në Shqipëri që të rrisin sipërfaqet e mbjella me misër, duke dyfishuar edhe shpenzimet e karburantit. Shumica prej tyre nuk e kanë përfituar ende sasinë e naftës që u premtoi qeveria, çfarë po rrezikon falimentin, thotë gazetari Xhemil Beharaj.

Nga SYRI TV

Mungesa në tregun botëror për shkak të krizës Ukrainë - Rusi, ka bërë që shumë fermerë të shtojnë sipërfaqen e mbjellë me misër. Madje disa prej fermerëve kanë marrë edhe toka me qira për të shtuar të mbjellat. Shpenzimet e fazës së parë janë mjaft te larta, ku 50% të tyre e përbën karburanti që përdoret nga agregatët për vaditje.

Në disa parcela, për të vaditur sipërfaqet me misër përdoren dy pompa nafte. Çmimi aktual tepër i lartë i karburantit i ka vënë në vështirësi fermerët, të cilët presin që të marrin naftën e premtuar për të përballuar të paktën sezonin e ujitjes.

Fermeri Agron Bruka, që ka mbjellë 9 hektarë me misër, shprehet se nafta e premtuar duhet të ishte shpërndarë për të ndihmuar fermerët.

Ashtu si Agroni, janë dhjetëra e qindra fermerë në Lushnjë që presin pothuajse të falimentuar, naftën nga qeveria.

Ministria e Bujqësisë dhe specialistët e saj janë një hap mbrapa për të planifkuar momentin në të cilin çdo litër naftë e premtuar të shkojë tek fermeri, pasi kur kalon afati teknik i kulturave bujqësore, nuk ka më asnjë vlerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco