Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘Nezihat Stermasi ndërron jetë’/ Këlliçi: I tronditur nga ikja pa kthim e ‘Nona Tirona’!

‘Nezihat Stermasi ndërron jetë’/ Këlliçi: I tronditur nga ikja pa kthim e ‘Nona Tirona’!

17:57, 01/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pas lajmit të trishtë se Nezihat Stermasit është ndarë nga jeta.

‘Me ka tronditur ikja pa kthim e Nezihat Stermasit, ose “Nona Tirona”, si e kemi njohur. Eshtë sikur u nda nga ne një monument i kujtesës, kalvarit, ditëve të vështira e të mira që ka kaluar ky qytet’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Me ka tronditur ikja pa kthim e Nezihat Stermasit, ose “Nona Tirona”, si e kemi njohur. Eshtë sikur u nda nga ne një monument i kujtesës, kalvarit, ditëve të vështira e të mira që ka kaluar ky qytet. Dashuria e saj për të madhin Selman Stermasi, për ekipin tonë historik, Tironën, për njerëzit e për tifozët janë një frymëzim. Me përkushtimin, me duart e saj, na e ka lënë të gjallë porosinë të bëjmë më shumë për Tiranën tonë. 🙏🏻

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco