Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘24 vjet nga sulmi i NATO-s ndaj forcave serbe’/ Këlliçi: Mirënjohe ndaj SHBA-ve, Britanisë dhe aleatëve

‘24 vjet nga sulmi i NATO-s ndaj forcave serbe’/ Këlliçi: Mirënjohe ndaj SHBA-ve, Britanisë dhe aleatëve

16:08, 24/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka kujtuar 24 vjetorin e sulmit të NATO-s ndaj forcave serbe në Kosovë.

‘Ky është rast i mirë për të shprehur mirënjohen ndaj SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë perëndimorë që iu gjetën kombit tonë pranë në kohë të vështira. Po ashtu shpreh krenarinë që gjatë qeverisjes së PD-së u mundësua hyrja e Shqipërisë në NATO si dëshmi e orientimit tonë historik drejt perëndimit’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë për të shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës.

Ky është rast i mirë për të shprehur mirënjohen ndaj SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë perëndimorë që iu gjetën kombit tonë pranë në kohë të vështira.

Po ashtu shpreh krenarinë që gjatë qeverisjes së PD-së u mundësua hyrja e Shqipërisë në NATO si dëshmi e orientimit tonë historik drejt perëndimit.

Faleminderit NATO!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco