Këlliçi: Kemi nevojë për mesazhe shprese, jete, pozitive, për të qëndruar në vendin tonë të bukur!

Këlliçi: Kemi nevojë për mesazhe shprese, jete, pozitive, për të qëndruar në vendin tonë të bukur!

13:12, 22/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës,  ka vizituar sot Kryegjyshatën Botërore Bektashiane me rastin e festës së Sulltan Novruzit dhe ka uruar prej andej, qytetarët shqiptarë.

"Kam një urim për të gjithë besimtarët bektashinj, - tha ai për mediat. - Gëzuar festën e Sulltan Novruzit! Në këtë ditë të mrekullueshme, kaq të bukur, ku drita fiton mbi errësirën, dita merr nga nata, në ditëlindjen e Imam Aliut, uroj paqe, mirësi, begati për çdo familje shqiptare, por mbi të gjitha për të rinjtë që më shumë se kurrë sot kanë nevojë për mesazhe shprese, mesazhe jete, mesazhe pozitive për të qëndruar në këtë vendin tonë ka të bukur që Zoti i ka falur kaq shumë bukuri dhe mrekulli, e për të mos ikur larg familjeve tona dhe vendit tonë. Edhe njëherë gëzuar të gjithëve në këtë ditë që mishëron jetën edhe mirësinë. Faleminderit!"

Më pas, Këlliçi publikoi fotot nga vizita në Kryegjyshatë me këtë shënim: "Iu uroj gëzuar Sulltan Novruzin, bashkëqytetarëve tanë të besimit bektashi! Bektashizmi në Shqipëria ka sjell besim, ka frymuar tolerancë dhe atdhedashuri. Teqetë kanë qenë jo vetëm qendra besimi, por edhe shkolla shqipe. Siç thoshte Naim vjershëtori: "Kjo ditë është një ditë e re që përsëritet moti, lind vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vetë Zoti.” Uroj me zemër komunitetin alevian dhe klerikët e tarikatëve Halveti, Kaderi, Rifai dhe Saadi, për këtë ditë të shënuar!", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco