Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Xhaferri: Aborti dhe Surrogacia, pjellë e ‘Shoqërisë së Hapur’ me të cilat sekti i Rilindjes kërkon të bëjë biznes!

Xhaferri: Aborti dhe Surrogacia, pjellë e ‘Shoqërisë së Hapur’ me të cilat sekti i Rilindjes kërkon të bëjë biznes!

15:21, 26/04/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Në një kohë që në Shqipëri po diskutohet projektligji për abortin dhe surrogacinë,  i ideuar kudo nga "Shoqëria e Hapur" e Sorros dhe i hartuar nga biznese private të lidhura me këtë fushë, lufta për mbrojtjen e familjes është një mision i shenjtë dhe të gjithë ata që luftojnë padyshim quhen misionar.

Së bashku me Fredin, Akilin, Enrin, Editin dhe shumë të tjerë aktorë të rëndësishëm në këtë mision për mbrojtjen e familjes shqiptare ishim në konferencën CPAC Hungary 2024 pro familjes të zhvilluar në Hungari, pasi kemi bindjen dhe besimin e plotë se ky komb do jetojë vetëm nëse familja shqiptare respektohet dhe në emër të saj sakrifikohet.

Jemi pjesë e atyre kombeve ku besimin në Zot dhe në familje na dallojnë dhe na bëjnë krenar për këtë trashëgimi të vyer, që duhet t'a kultivojmë tek brezi i ri, i cili duhet rritur me mësimin se Babain dhe Nënën nuk do t'i zëvendësojë kurrë Prindi 1 dhe Prindi 2, që dhunshëm duan t'i imponohen shoqërisë sonë nga agjenda të errëta.

Të gjithë së bashku duhet të punojmë që të rinjtë shqiptarë të përqafojnë vlerat tradicionale Shqiptare, pasi ato ndër mote kanë qenë thelbësore për ekzistencën tonë si komb!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco