VIDEO/ Nesho: Eskobar në konflikt interesi me ekspozitën e gruas! DASH të verifikojë faktet

18:50, 06/05/2024
A+ Aa A-

Ish-diplomati Agim Nesho, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për skandalin e shkarkimit të dërguarit special të ShBA në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, i cili rezulton i lidhur në marrëdhënie financiare me Serbinë.

Nesho theksoi se ky investigim i Frontline ka shumë vlerë dhe se duket qartë se me llogjikën e paraqitjes së fakteve që ka një konflikt interesi.

‘Ajo që është një skandal është çështja e ekspozitës. DASH duhet të bashkëpunojë me gazetarin e Frontline për të verifikuar faktet, pasi përfaqësuesi i tyre për të gjithë zonën e Ballkanit duket hapur që ka konflikt interesi. Bashkëbisedimi është me autorin e shkrimit’, u shpreh Nesho.

Nesho: Gjithmonë kur gazetarët e guximshëm kanë investiguar në politikën amerikane presioni është bërë ndaj gazetarëve për të treguar burimet. Investigimi ka shumë vlerë. Është i detyruar me llogjikën e paraqitjes së fakteve që ka një konflikt interesi. Eskobar u përzgjodh nga vetë ambasada amerikane në Serbi.

Me këto gjetje, amerikanët duhet ta investigojnë këtë gjë. Ajo që është një skandal është çështja e ekspozitës. DASH duhet të bashkëpunojë me gazetarin e Frontline për të verifikuar faktet, pasi përfaqësuesi i tyre për të gjithë zonën e Ballkanit duket hapur që ka konflikt interesi. Bashkëbisedimi është me autorin e shkrimit.

Jemi në një fazë përpara zgjedhjeve dhe DASH ka pësuar shumë goditje në politikën e tij të jashtme, sidomos në Afganistan, por sidomos Ballkani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco