VIDEO/ Genc Burimi: Edhe amerikanët janë të hetueshëm, Escobar ka qenë i njëanshëm në Tiranë dhe Prishtinë

19:06, 06/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi, në një lidhje direkt nga Parisi me emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gjatë bisedës në lidhje me investigimin për shkarkimin Gabriel Escobar, u shpreh se, kjo gjë tregon se shqiptarët janë zgjuar nga naiviteti.

Burimi u shpreh se, pas Berishës dhe investigimit të Vudi Xhymshitit, tregon se edhe amerikanët janë të hetueshëm.

‘Dua të falënderoj kolegun nga Kosova, se cila do qoftë gjetja e tij e tanishme dhe e ardhme, ajo që mbetet është heroizmi.

Më ngjan me kurajën e Sali Berishës që është i vetmi në historinë e SHBA-së, për të bërë një proces ndaj Departamentit të Shtetit.

Kjo ndërmarrje e Vudit është e njëjta gjë, sepse në një farë mënyrë po i kundërvihesh fuqisë më të madhe në botë dhe po ju thua se, edhe ju jeni të hetueshëm.

Kjo tregon edhe njëherë zgjimin e shqiptarëve nga naiviteti.

Kjo filloi në Shqipëri, kur para disa kohësh ndodhi një peticion kundër ambasadores Yuri Kim se po ndërhynte shumë shpesh në punët e brendshme politike dhe po mbante një krah të qartë politik, duke dëmtuar votën e opozitarëve.

Në investigimin e Vudit shoh konflikt interesi, me gruan e Escobar. Shoh korrupsion që nëse ka një Escobar që bën pjesë në një kabinet avokatësh që paguhet nga republika Serpska dhe e treta më e rëndë, janë që këto të kenë shkuar në një deformim të politikës amerikane në Kosovë dhe Tiranë.

Unë ndaj Escobar kam pasur një mosbesim fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Kosovë. Nëse ju kujtohet erdhi në Tiranë dhe takoi Alibeajn. Mu duk e habitshme që një nivel i lartë vjen në Tiranë dhe takohet me një fraksion të partisë më të madhe të opozitës, që ishte në proces.

Ndërsa rasti tjetër ishte kur në prill 2022, kur tha se ne amerikanët mendojmë se shqiptarët të shkojnë në zgjedhje në Kosovën e veriut, pra ja dha Kurtit dritën jeshile.

Një muaj më vonë doli dhe kritikoi ashpër Kurtin se pse shkoi në zgjedhje, duke tradhtuar ndërkombëtarët’, tha Genc Burimi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco