‘Gratë të denoncojnë çdo formë dhune!’/ Balla: RENEA, Forcat Kombëtare dhe peshkatarët vijojnë kërkimet

‘Gratë të denoncojnë çdo formë dhune!’/ Balla: RENEA, Forcat Kombëtare dhe peshkatarët vijojnë kërkimet

16:14, 06/05/2024
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një nënë dyshohet se është hedhur në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj, ndërsa deri tani është gjendur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare.

Ministri u ka bërë thirrje grave të denoncojnë çdo formë dhune, duke u shprehur se shpesh herë dhuna manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike.

Ndër të tjera, Balla ka bërë me dije se njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco