Gonzato: Gjithëpërfshirja dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR janë domosdoshmëri për të patur zgjedhje të lira në 2025

Gonzato: Gjithëpërfshirja dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR janë domosdoshmëri për të patur zgjedhje të lira në 2025

22:40, 18/05/2024
A+ Aa A-

Ambasadori i BE në Shqipëri ka dhënë një intervistë gjatë së cilës ka trajtuar çështje të politikës, procesin integrues të Shqipërisë dhe aktualitetin politik.

Silvio Gonzato ka theksuar se është përpjekur që të luajë një rol konform detyrës që ka si ambasador dhe jo të futet shumë në politikën e ditës, por nuk ka shmangur edhe komente për të cilat tha se janë të nevojshme për të dhënë një kontribut. 

Në komentin e tij për votën e diasporës, ambasadori është shprehur se kjo është pështje e një marrëveshje e politikës së brendshme, pasi nuk është nga direktivate e BE-së. 

“Nuk ka diçka të rregulluar për votën e diasporës as në vendet anëtare. Disa vende e kanë, disa jo”,- është shprehur ai.

I pyetur për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme teksa Shqipëria i afrohet vitit zgjedhor 2025, Gonzato theksoi një element kyç përse rezultati duhet të pranohet nga të gjitha palët.

“OSBE/ODIHR ka monitoruar zgjedhjet e mëparshme vendore dhe mendoj se kanë dhënë një sërë rekomandimesh. Mendoj se kjo duhet të jetë gjithashtu pjesë e paketës që parlamenti duhet të miratojë në mënyrë që të përgatitet për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve të përgjithshme. Dhe këtë duhet ta bëjë në mënyrën më gjithëpërfshirëse të mundshme. Arsyeja pse po e them është se është e rëndësishme që sido që të jetë rezultati, të pranohet nga të gjitha palët. Përndryshe, do të fillojmë një mandat të ri parlamentar me baza të gabuara, me tensione, bojkote, e të tjera, gjëra që Shqipëria i ka njohur në të kaluarën. Dhe sinqerisht, në këtë fazë të historisë së Shqipërisë, kjo duhet të jetë një gjë e së kaluarës,” përfundoi Gonzato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco