VIDEO/ Berisha: Për pronat e Olsit dhe klaneve të tij mafioze në bregdet, Rama çoi administratën për miting në Athinë

20:53, 18/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se e mbushi takimin e tij në Athinë, me administratë që të justifikojë pronat në bregdet të Olsit dhe klaneve të tij  mafioze.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Po miq, si mundet balozi i krimit, si mundet Taulant Balla i lidhur me disa trafikante, nga Bajrët tek Çelët, tek Dervishët, tek Avdylët, me radhë e me radhë, si mundet ky të dalë ministër rendi?

Miqtë e mi, krimi ju ka rrethuar në të gjitha anët ndaj dhe në këmbë, dhëmb për dhëmb, me zemërim, me guxim, t’i përmbysim, t’i nxjerrim nga zyrat, t’i flakim aty ku e meritojnë.

Zgjohuni qytetarë, zgjohuni shqiptarë se Edi Rama ka mision shfarosjen tuaj!

Ju e patë se si për pronat e Olta Xhaçkës dhe Olsi Ramës, për pronat e klaneve mafioze që kanë pushtuar bregun, çfarë bëri?

Çoi administratën në Athinë për të shfrytëzuar lirinë e një vendi të lirë me mesazhet e horrit që përdor nacionalizmin si strofullën e tij të fundit.

Po ku ke ti patriotizëm mor? Po ti je një armik i kombit.

Ti që shkon dhe flet, thua gjëra që nuk i ke thënë kurrë më parë, po tani që të ka ardhur veza te prapanica, nuk shpëton dot.

Po ty të njeh çdo shqiptar, se çfarë u përpoqe t’i bësh Kosovës, ta ndash, ta copëtosh Kosovën me Vuçiçin.

Ty të njeh çdo shqiptar se me Ballkanin e Hapur vendose hegjemoninë ekonomike serbe, se politike po e po mbi Shqipërinë.

Ty të njeh çdo shqiptar se ti vetëm shqiptar nuk je, po je armik i këtij kombi dhe meriton çdo ndëshkim.

Miqtë e mi koha na thërret, koha fton çdo qytetar, durim nuk ka më.

Ka vetëm betejë, ka vetëm zemërim, ka vetëm mosbindje civile.

Ka vetëm fitore, fitore!

Ditën e martë, e gjithë Tirana te bashkia për të nxjerrë për zverku armikun e qytetit, hajdutin 100 përqind të parave të shqiptarëve.

Monstrën e shpifur të njeriut që turpëron çdo njeri.

Të shpëtojmë bashkinë, të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco