Lajmi i fundit

Fitorja e të djathtës/ Macron shpërndan Parlamentin francez

VIDEO/ Berisha: Dumanin e kemi armikun më të egër, le ta lavdërojë kush të dojë! Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi

20:44, 18/05/2024
A+ Aa A-

Në fjalën e mbajtur para qytetarëve, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin si armikun më të egër të qytetarëve shqiptarë. ‘Dumanin e kemi armikun më të egër, le ta lavdërojë kush të dojë’, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës, ‘Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët.

Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.

Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.

Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet.

Kujt ia bën këto ky?

Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.

Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?

Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel.

Miqtë e mi, zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.

Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter.

Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin.

Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre.

Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri?

Ju në çdo zyrë keni armiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco