Projekti i falimentimit të Illyrian Guard

Projekti i falimentimit të Illyrian Guard

19:09, 18/05/2024
A+ Aa A-

Illyrian Guard u krijua në vitin 2019 me një bujë të madhe nga Ministri i brendshëm i kohës Sandër Lleshaj si policia private me kapital 100% shtetëror që do ndryshonte faqen e shërbimeve abuzive që ofronin privatët në këtë sektor.

Por ajo që nisi si një iniciativë e vrullshme dhe pompoze, është kthyer në një flluskë të madhe sapuni që rrezikon falimentimin.

Arsyeja pse duhet që një kompani me kapital 100% shtetëror dhe me monopol ligjor të shërbimeve të sigurisë të shkojë në prag falimentimi na bëri të investigojmë pak më shumë dhe fatkeqësisht duket sikur kemi të bëjmë me një keqmenaxhim abuziv të qëllimshëm që synon falimentimin e shoqërisë me 2 përfitues kryesor:

I pari dhe më dritëshkurtëri është administratori aktual, një çunak pa eksperiencë dhe kamikaz i gatshëm ti dhurojë punën e shtetit privatëve kundrejt disa ‘KAFEVE’.

Ndonëse të gjitha institucionet shtetërore janë të detyruara të marrin shërbimin e sigurisë ekskluzivisht nga Illyrian Guard, janë shtuar rastet që këtë shërbim e ofrojnë privatët me aprovimin e drejtpërdrejtë të Illyrian Guard.

Në sistem ngarkohen vazhdimisht aprovime nga Illyrian Guard për të lejuar institucionet e ndryshme të vijojnë procedurat me operatorët ekonomik privat me justifikime nga më absurdet që fillojnë nga mungesa e kapaciteteve teknike dhe variojnë deri tek pamjaftueshmëria e fondeve.

Në korridoret e institucionit qarkullon një lajm mes punonjësve të shqetësuar për shkeljen e hapur të ligjit se drejtori për çdo lejim që bën merr ‘Kafen’ e tij që sigurisht paguhet nga SHPSF private në marrëveshje me institucionin që përfiton shërbimin.

Nga një kontroll i thjeshtë në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve rezulton se aktualisht po prokurohen rreth 2 miliardë lekë nga taksat tona si më poshtë:

Image

 

Por le ti kthehemi edhe njëherë arsyes madhore të falimentimit që qarkullon kudo si një direktive e drejtpërdrejtë e Ministrit të Brendshëm Balla në mënyrë që ky shërbim t’i jepet si do gjë tjetër me koncesion një subjekti të paracaktuar duke shkatërruar edhe të gjithë konkurrencën private në këtë sektor dhe duke dhënë shërbime të një rëndësie të veçantë tek subjekte të kontrolluara nga ta.

Sjellim në vëmendje të publikut se Illyrian Guard nuk ofron vetëm ruajtje me roje por dhe me mjete teknologjike të avancuara sic janë kamerat, alarmet etj dhe menaxhon të dhëna shumë të rëndësishme.

Këtë rrjet të tërë të ruajtjes së institucioneve shtetërore dhe pronës publike , ministri Balla po projekton t’ia japi privatit…

Është për të ardhur keq që asnjë nga institucionet e drejtësisë nuk heton. Mjafton një vizitë në institucionet që ruhen nga Illyrian Guard dhe do të merren ankesat e stafit se nuk u ofrohet shërbim, pamjet filmike të kamerave dhe sinjalet e alarmeve nuk transmetojnë, nuk u përgjigjet salla e monitorimit, grupi I gatshëm etj ndërkohë që lekët merren rregullisht nga Buxheti i Shtetit.

E gjithë kjo është një strategji keqmenaxhimi që jo vetëm e dëmton Illyrian Guard duke I falur klientët e rij privatit por dhe largon klientët ekzistues duke mos ju ofruar shërbim.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco