Lajmi i fundit

Plagosje me thikë në Durrës, dy të arrestuar

SYRI TV/ Berisha i përgjigjet Ramës për të burgosurit politik: Nëse ka moral të dënojë vendimin e të atit

18:53, 18/05/2024
A+ Aa A-

 

Deklaratave të Edi Ramës se Sali Berisha nuk e donte  lirimin e të burgpsurve politik në lëvizjen e ’90 ju përgjigj vetë lideri i opozitës përmes një reagimi në Facebook,  ku shkruan se kjo është një shpifje dhe pafytyrsi e kreut të qeverisë.

Berisha sjellë në vëmendje protestat e PD me sloganin “Lironi vëllezërit tanë”, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të dënojë vendimin e të atit Kristaq Rama, për varjen politike të poetit Havzi Nela.

SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu përgjigj deklartave të Edi Ramës për Lëvizjesn studentore të 90 në podcasting e tij,  ku pretetedoi se Berisha nuk e donte lirimin e të burgosurve politk. 

Në një reagim në Facebook, krydemokrati deklaroi se kjo është një shpifje banale dhe pafytyresi e Edi Ramasë, ndërsa solli në vëmje protetata e PD në atë kohë për lirimin e të burgosurve.

Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saj.

Më tej, Berisha apeloi Ramën që nëse ka moral politk të dënojë babain të tij Kristaq Rama për varjen politkke të poetot Havzi Nela

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi.

Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

Për liderin e opozitës, kreu i qeverisë nuk është asgjë tjeter vecse në shpifës i shpërfytyruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco