Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Meta: Inkurajoj gazetarët të vijojnë misionin të patrembur nga presionet

Meta: Inkurajoj gazetarët të vijojnë misionin të patrembur nga presionet

09:41, 03/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria është vendi i fundit në rajon në lidhje me lirinë e medias, referuar Indeksit Botëror të Lirisë së Medias.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se kryeministri Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe pavarësisë së medias.

Në lidhje me protestën e organizuar dje nga gazetarët para Kuvendit, Meta tha se i inkurajon punonjësit e mediave të vijojnë pa u trembur misionin e tyre dhe ka ftuar organizatat prestigjioze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Shqipëria e fundit në rajon edhe mes vendeve kandidateve për në Bashkimin Europian, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias.

Nga vendi i 85-të në vitin 2014, tani renditemi në vend të 99-të, me një klimë më të përkeqësuar për gazetarët.

Asnjë surprizë!

Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe i pavarësisë së medias sepse ai është armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari shqiptar, i votës së lirë, pluralizmit politik, demokracisë, shtetit ligjor dhe i barazisë para ligjit.

Duke dënuar me forcë dhunën, censurën, presionet dhe shantazhet gjithmonë në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me Qeverinë, inkurajoj gazetarët të vijojnë pa u trembur misionin e tyre dhe i ftoj organizatat prestigjioze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri.

Pa liri të medias, nuk ka demokraci, llogaridhënie dhe transparencë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco