Çështja e dinarit/ Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet një marrëveshje

Çështja e dinarit/ Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet një marrëveshje

09:52, 14/05/2024
A+ Aa A-

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se gjatë kësaj jave do ta udhëheqë takimin mes kryenegociatorëve Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç në Bruksel.

Temë e takimit, siç ka bërë të ditur ai në Facebook, do të jetë çështja e dinarit.

Lajçak ka thënë se po synojnë të gjejnë një zgjidhje të përkohshme dhe të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.

Më 12 maj ka përfunduar plani tranzitor i BQK-së. Një nga masat lehtësuese më të rëndësishme sipas këtij plani që zgjati 3 muaj është mosaplikimi i gjobave e i masave administrative, si ndalimi i importimit të valutave të huaja për subjektet që operojnë me para të gatshme në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore dhe ligjet e tjera në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco