SYRI TV/ Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD-së, opozita kërkon shfuqëzimin e fashave 15 dhe 23 %

15:08, 26/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim  padinë e Partisë Demokratike, për tatimin e profesioneve të lira. Mbledhja e gjyqtarëve vendosi  kalimin në seancën e datës 21 maj,  të padisë së firmosur nga 37 deputetë të opozitës, që kërkojnë shfuqizimin e pikës 2 të nenit 24 ku parashikohen fashat 15% dhe 23% e tatimit të profesionistëve të lirë. Partia Demokratike kërkon edhe shfuqizimin e gërmës D të nenit 69 ku përcaktohet tatimi i profesionistëve që ofrojnë shërbime profesionale.

Ndërsa Gjykata Kushtetues e pranoi  padinë, dy depuetet e  Partisë Demokratike, Jorida Tabaku  dhe Emilija Koliqi, kishin organizuar një dëgjesë me profesionistet e lirë, që preken nga ky tatim.  Deputetët demokratë theksuan se kjo taksë është në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, pasi shkel barazinë, ndërkohë që ka krijuar kaos dhe mbyllje të shumë bizneseve. 

Tatimi i profesioneve të lira është cilësuar nga ekspertet si një  taksë që shkatërron shtresën e mesme. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco