SYRI TV/ Escobar shkarkohet nga detyra e emisarit për BP, lajmi konfirmohet nga revista 'The Frontliner'

12:34, 06/05/2024
A+ Aa A-

Gabriel Escobar-i, zv/ndihmëssekretari i SHBA-së, është liruar nga detyrat si i dërguar i posacëm  në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është konfirmuar nga revista THE FRONTLINER, e cila zbuloi konflikte të mundshme interesi dhe hodhi dyshime mbi integritetin e tij diplomatik. Konfirmimi i shkarkimit të Escobar u bë edhe nga vetë kryedredakrori i The Frontlinder, Vudi Xhymshiti në një intervistë eksluzive për Kafe Shqeto në Syri Tv, ku theksoi se lajmi për largimin e tij mbështet në burime të sigurta.

Xhymshiti, sqaroi për Syri TV edhe për financime të dyshimta të Ecobar nga Serbia, dhe ndikimi që ka kanë pasur këto interesa në raport me Shqipërinë.

Më herët Fronftliner ka pubkikuar edhe dokumentet që faktojnë lidhjet e eraportuara financare midis bashkëshorrtes së Gabriel Ecsobar  dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë. Kjo kontratë,parashikon pagesa mujore prej 80,000 dollarë për firmën ligjore për këshillimin dhe përfaqësimin e Republika Srpska në çështjet juridike ndërkombëtare, ku vë në qendër të vëmendjes lidhjen familjare midis Manuel Escobar, një partner në firmë, dhe Gabriel Escobar, zëvendës

Edhe Gazetari dhe korrespodenti i Al Jazeera Balkans në Uashington, Ivo Puljic, pretendon se ka informacione se duke nisur nga mesi i muajit maj, Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobar, nuk do të jetë më në postin e emisarit për Ballkanin Perëndimor. Gazetari shprehet se këtë informacion e ka marrë nga burime jozyrtare nga departamenti amerikan i shtetit.

 “Nga mesi i këtij muaji Gabriel Escobar nuk do të jetë më zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë apo i dërguar për Ballkanin Perëndimor, mësova jozyrtarisht në Departamentin e Shtetit. Mesa duket ai do të propozohet për një nga postet ambasadore. Ku?”

Ndërkohë pas këtyre lajmeve, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka reaguar për mediat në Kosovë, duke konfirmuar largimin nga detyra e të dërguarit të posacëm për Ballkanin të Escobar, por sipas DASH, është një largim që ndodh në departamentin e shtetit, për shkak të rotacionit të detyrave dhe se Eskobar do të marri në vijim një pozicion tjetër.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco