'Rama, jep dorëheqjen'/ Protesta e 57-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranë

21:30, 26/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët janë mbledhur këtë të diel në protestën e 57-të radhazi kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Pas tubimit të zhvilluar në Sheshin “Skënderbej” dhe fjalimeve të mbajtura nga protestuesit, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe duke kërkuar ndryshim, transparencë dhe llogaridhënie.

Me pankarta, flamuj kombëtarë dhe slogane në duar, protestuesit do të përcjellin mesazhet e tyre përgjatë akseve kryesore të Tiranës, ndërsa marshimi vijon në mënyrë paqësore.

Protestuesit shprehen se do të vijojnë protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco