Në ditën e 57-të të protestës para Kryeministrisë, një prej protestuesve ka mbajtur një fjalim të ashpër kundër qeverisë, duke akuzuar institucionet për dhunë ndaj qytetarëve dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesi kritikoi sjelljen e forcave të policisë gjatë përplasjeve me protestuesit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve dhe diplomatëve ndërkombëtarë të mos heshtin përballë asaj që ai e cilësoi si shkelje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Protestuesi: Të rinj të mrekullueshëm! Ne para disa ditësh u ndodhëm para një represioni të tipit serb, përpara nesh. Aty para parlamentit ishin çetnikët serbë, nuk ishin policë shqiptarë!
Na hodhën helm! O familjarë të këtyre policëve, a do ushqeheni me lekët e helmit që u hodhën mbi fëmijët? A do ushqeheni mbi gjakun që derdhën të rinjtë aty në shesh? A do ushqeheni mbi atë acidin, se nuk ishte ujë me sprajt apo me piper, nuk e di çfarë të them, sepse mua më ka djegur tre ditë dhe akoma më djeg edhe sot. A do ushqeheni me këtë helm që na u hodh? A do ushqeheni? A nuk ndjeni turp o familjarë? O fëmijë, a nuk ndjeni turp të uleni përkrah fëmijëve tanë në të njëjtat tavolina në shkollë kur një prind është i helmuar, një prind i shokut tuaj që uleni në auditore bashkë me ta? Këta nuk janë... sepse ne jemi shumë të dhimbshëm edhe shumë e keqe kjo, sepse i madhi më thoshte se unë jam i persekutuar, edhe thoshte që Zoti na ka thënë falini thotë se s'dinë çfarë bëjnë. Këta dinë çfarë bëjnë! Këta dinë vetëm të vrasin! Këta dinë vetëm të vrasin! Që në vitin 1941 që kanë krijuar Partinë Komuniste. Partinë e krimit, partinë e vrasjes, partinë e armiqësisë. Vëllezër e motra, të rinj që rrini nëpër lokale, është turp!
Është turp të pini kafen e... Si ndiheni mirë ju kur ju dhunohen të afërmit tuaj? Si ndiheni ju nga këta policë që dhunohen prindërit e tyre? Unë mendoj dhe i kërkoj së paku, sepse në ditën që kemi qenë para parlamentit, ne ligjërisht na është hequr liria. Para parlamentit është hapësirë publike. Se unë kam punuar edhe polic. Objekti i rëndësisë së veçantë është vetëm territori i rrethuar dhe jo ato parmakët e gardhet e dhive që vendosin këta atje. Nuk mundet të na mbajë peng njeri në trotuare! Nuk mundet kush të na mbajë peng në rrugë! Pra ata, nëse së paku nuk e kuptojnë, sepse ato kanë qenë thyerje të ligjit, dhe duhet të kishin sot në prokurori policët që kanë ushtruar dhunë në hapësirat publike. Është hapësirë publike! Ky maskarai këtu, ka prishur gardhe, ka prishur tenda nëpër lokale, duke thënë se të hapim hapësirat e zëna. Të hapim hapësirat e zëna i bën gjithë legjendë këtu. Prandaj, o popull! Ajo është hapësira jonë, jo e policëve. Nëse policët na dalin përpara, janë armiq, janë çetnikë serbë, nuk janë shqiptarë. Dhe ne do reagojmë si ndaj armiqve tanë. Ndoshta ndonjërit nuk i pëlqen se po dukem me gjuhë të ashpër. Por hapësirat publike nuk na i rrëmben njeri! Lirinë nuk na e rrëmben njeri! O qeveritarë, drejtues e ministra, sa i keni atje! Ose do t'ju tërheqim zvarrë ose na e deshi... s'ka polici që ju mbron!
Dhe një thirrje e kam ndaj të gjithë diplomatëve të vendeve partnere. Zotërinj diplomatë, nëse heshtni jeni bashkëfajtorë!
Nëse na konsideroni partnerë, partneritetin e keni këtu në shesh, jo në zyra! Partneriteti i vërtetë është këtu! Nëse e kërkoni ndër zyra, atëherë i bie vasalitet, jo partneritet. Ju faleminderit, më falni për kohën që ju mora!
© SYRI.net