Lajmi i fundit

LIVE/ Revolta kundër kryeministrit Edi Rama në ditën e 57, qytetarët sërish në tubim

'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta e 57-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta e 57-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

19:42, 26/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 57-të të mobilizimit të njëpasnjëshëm kundër qeverisë.

Qindra qytetarë janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, prej nga ku kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Gjatë lëvizjes së tyre, protestuesit kanë shoqëruar tubimin me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pasi kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë, pjesëmarrësit kanë vijuar protestën me fjalime dhe mesazhe politike, duke përsëritur kërkesën për largimin e Ramës nga posti i kryeministrit.

Me flamuj dhe pankarta në duar, protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco