Besa e një Besëpreri

Besa e një Besëpreri

Nga Agim Nesho - 26/07/2026

Do të ishte naive të besosh se institucioni i besës mund të funksionojë me njerëz sharlatanë që e kanë zhveshur atë nga madhështia e vetë aktit. Është revoltuese të dëgjosh që Autokrati djallëzor që ka shtypur, shpopulluar dhe vjedhur një popull të tërë kërkon të rivendosë institucionin e traditës së hershme të Besës, duke i mohuar shoqërisë Shqiptare zhvillimin dhe të drejtën për të reaguar për vendin e saj. Rama, si sharlatan politik, ka kohë që i quan shqiptarët talibanët e Europës, për të justifikuar arbitraritetin dhe arrogancën e tij përpara faktorit të jashtëm.

Koncepti i Besës në programin e tij nuk ka të bëjë me shqiptarët. Shqiptarët e njohin mirë se besëpreri më i madh në historinë e shtetit Shqiptar është vetë Rama. Ai erdhi në pushtet me besën për të bërë një shoqëri demokratike pro-perëndimore dhe solli në politikë krimin e organizuar dhe aleancën e qelbësirave; Ai premtoi bashkë-qeverisje me popullin dhe manipuloi për të arritur axhendën e tij si me Ballkanin e Hapur apo aministinë fiskale, për ta kthyer Shqipërinë në një vasal të dominimit serb në Ballkan si dhe për të hapur derën e pastrimit të parave të mafias në Shqipëri; ai ju premtoi shqiptarëve mirëqënien, por largoi mbi 1 milion shqiptarë si të pashpresë nga vendi i tyre; ai ju premtoi shqiptarëve zhvillim, por e ktheu Shqipërinë në një plaçkë tregu për pasurimin e sheikëve arabë dhe klientëve të tij.

Pra nuk mund të ketë Besë me një Besëprerë si Rama, se besa krijohet me besim. Kush është ai budalla të pranojë të lidhë besën me një intrigant përsëritës.

Ai riktheu besën për të lypur përkrahje dhe lëpirje me të gjithë ata që ka bërë afera të fshehta më dëm të Shqipërisë për të mbajtur pushtetin e tij. Ai kërkon përkrahje nga ata që ju ka dhënë sovranitet Shqiptar për të vazhduar ambiciet e tyre politike; ai kërkon besë nga ata që e kanë përdorur për luftë politike në SHBA dhe e kanë hedhur si limon të shtrydhur se nuk ju duhet më; ai kërkon besë nga ata që duan të ndajnë Shqipërinë dhe ky ka bashkëpunuar si bukëshkalë langaraq për të siguruar rolin e kuislingut; ai ju kërkon besë aleatëve të tij të vjetër dhe të rinj që i ka lënë dhe i ka afruar në bazë të konjukturave të kohës, vetëm për një shpëtim nga ferri tani që po bëhet gjithnjë e më i papranueshëm për vendin e tij.

Dalja me platformën e Besës tani, për Ramën është vetëm për të fituar kohë përpara cunamit të të rinjve shqiptarë dhe shoqërisë patriotike që po i kërkon dorëheqjen dhe largimin e menjëhershëm. Ai po lutet të përdoret prapë kur aleatët botërorë kërkojnë masha për të përdorur: në përdorimin e parave të krimit të organizuar për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga lufta, në ndërmjetësimin e shitjes së municioneve e deri në shtrirjen e autokracive arabe në zonat e Mesdheut.

Regjimi i Ramës është në fundin e tij, por Rama duke ditur fundin kërkon ta zgjasë sa më shumë agoninë e tij. Ai po i kërkon besën ‘talibanëve të Europës’, por përgjigja e tyre është “Fuck You”. Aq i madh është refuzimi për të sa dhe miqtë e klientët e tij perëndimorë kanë harruar çdo gjë, përveç Zonjës Kos që pret puthjen e radhës duke u ngjitur në podiumet e selisë së BE, duke dyshuar edhe ajo vetë se mund të ngjisin Malin e Korabit së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco