'Simbolet e luftës kundër mafias'/ Kepi: Falcone dhe Borsellino kthyen shtetin italian në ofensivë kundër mafiozëve

18:30, 26/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në emisionin “SYRI i Botës” në SYRI TV, tha se vitet 1992-1994 përbëjnë një nga periudhat më të vështira të historisë moderne italiane, kur shteti u përball drejtpërdrejt me Cosa Nostra-n.

Sipas saj, Palermo ishte kthyer në një qytet të dominuar nga mafia, e cila kontrollonte ekonominë, politikën dhe jetën e përditshme. Në këtë klimë u shfaqën Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, dy magjistratë të rritur në të njëjtën lagje të Palermos, të cilët njihnin nga afër strukturën dhe mënyrën e funksionimit të mafias.

Kepi theksoi se pika e kthesës erdhi kur Falcone bindi të penduarin Tommaso Buscetta të bashkëpunonte me drejtësinë, duke zbuluar organizimin e Cosa Nostra-s. Kjo çoi në zhvillimin e “Maxi Procesit”, ku 475 persona u vunë në bankën e të akuzuarve dhe u dhanë mbi 2600 vite burg.

Ajo shtoi se, pas këtij suksesi historik, mafia u hakmor duke organizuar atentatet ku humbën jetën Falcone dhe më pas Borsellino, të cilët mbeten edhe sot simbolet e luftës së Italisë kundër krimit të organizuar.

Kepi:

Ndërsa po shkruaja atë statusin në Facebook që të falënderoj që e ke lexuar, unë mendoja se po flisja për një shekull shumë të largët apo po shumë vite. Por kemi të bëjmë vetëm me dyzet e ca vite më parë dhe të mendohet që një vend si Italia me gjashtëdhjetë milionë banorë, një vend që është themelues i idesë së Bashkimit Europian, as gjysmë shekulli më parë, pra tridhjetë, dyzet vite më parë, kishte një betejë kaq të fortë me mafian. Dhe dalja në skenë të dy personazheve dhe heronjve të drejtësisë siç ishte Giovanni Falcone e Paolo Borsellino erdhi në moment kur edhe në qytet, në një territor të caktuar ku mafia, ky sistem financiar, ekonomik, ilegal, kriminal, vrasës, e kishte kthyer atë qytet në një qytet pa shtet. Ku ishin sinjalizuar prej fund viteve 70 dhe gjatë gjithë viteve 80, vrasje të jashtëzakonshme, ku në atë dekadë numëroheshin mbi 1000 vrasje, të cilat ishin të identifikuara, kryer e ekzekutuara në qytetin e Palermos.

Flasim për një qytet ku lufta mes klaneve mafioze ishte mjaft e fuqishme, që impononte, shantazhonte sistemin financiar dhe ekonomik, impononte ekonominë e atij qyteti, impononte se kush do të tregtonte në atë qytet, kush do të bëhej sipërmarrës, kush do të ishte punëtor dhe kush do të ishte politika që do të qeveriste atë qytet. Dhe të kryejmë me krime. Mos harrojmë se vëllai i presidentit aktual të Italisë, presidentit aktual të Italisë Sergio Mattarella-s, pra vëllai i tij Piersanti Mattarella është ekzekutuar, që ishte guvernator apo president i rajonit të Siçilisë, u ekzekutua nga mafia në 1980-ën dhe një krim i mbetur ende pa autorë, të vënë pas hekurave. Pra një klimë e cila ishte një terror i jashtëzakonshëm. Lufta e klaneve të Corleone-s, pra ajo ku ishte Salvatore Riina dhe Bernardo Provenzano dhe lufta mes klaneve mafioze të qytetit të Palermos. Kjo kishte krijuar këtë luftë për të zaptuar dhe kontrolluar territorin e caktuar të Palermos por dhe qytezat dhe komunat e tjera të saj. Dhe klima ishte e tillë që u desh pikërisht dy palermitanë, si Borsellino dhe Falcone, që të ishin jo vetëm simbole të asaj lufte, por të bëheshin dhe heronj.

Dhe lidhja e këtyre personazheve vjen pikërisht në ato vite. Vjen në ato vite kur në fund të viteve 70 kur Giovanni Falcone emërohet të jetë gjykatës në atë territor dhe në fillim të viteve 80 vjen Paolo Borsellino në kërkesën pikërisht të Giovanni Falcone-s. Janë rritur të dy në të njëjtën lagje, një lagje mjaft e njohur në Palermo që është një lagje e natyrës që quhet... konsiderohet shtresa e mesme palermitane, pasi është lagje 'Kalsa' quhet, që është një lagje arabe, një jetë e përditshme, pasi dihet që Palermo ka pasur shumë, ka ende mjaft kontaminacione nga kultura të ndryshme, flasim për një qytet, një kryeqendër të një ishulli ku kanë kaluar dhe ka qenë në historinë e tij fluks i mjaft pushtimeve të huaja. Dhe një lagje që u rritën bashkë me një familje të shtresës së mesme palermitane dhe që i lidhi pikërisht ky... ky formimi i tyre në të njëjtin lice, kanë kryer liceun klasik apo gjimnazin e përgjithshëm si quhet shqip, dhe kanë kryer të dy studimet juridike dhe rikthehen në vendlindjen e tyre për të kontribuar në atë situatë.

Dhe kush më mirë se ata sesi do ta njihnin territorin dhe njihnin familjet e caktuara, njihnin klanet e caktuara, njihnin se si vepronte mentaliteti siçilian, palermitan për të kryer apo për të ekzekutuar dhe krime të tilla, njihnin kodet që përdorte mafia dhe në ekzekutime të caktuara dhe u ngarkua ky detyrë. Pra jo vetëm historia sjell në skenë momente të tilla, por edhe ndoshta jeta sjell personazhe të tilla që ndihmojnë në këtë moment në faza të caktuara. Pa dyshim, por nuk mund të flasim për 92'-93'-shin pa e lidhur aty ku ju e nisët. Pra tek i penduari i parë i historisë së mafias italiane, që është Tommaso Buscetta dhe ai u pendua dhe bëri rrëfimin e tij të parë, i cili zbardhi dhe është mjaft i rëndësishëm në domethënien pasi zbardhi mënyrën se si ishte ndërtuar Cosa Nostra. Deri në atë vit, në 85-ën, nuk dihej se si ishte ndërtuar Cosa Nostra, mafia siçiliane. Ai zbardhi kupolën, zbardhi ekzistencën e familjeve, ekzistencën e kryebosit, ekzistencën e urdhrave provincialë të mafias. Pasi Paolo Borsellino është ekzekutuar përmes një urdhri komande të mafias provinciale. Pra ka qenë familja apo klani i Toto Riina-s që urdhëroi që të ekzekutohej në atë territor ku ishte rruga D'Amelio, ku ishte banesa e nënës së Paolo Borsellino-s.

E lidh me Tommaso Buscetta-n jo vetëm për faktin se ai u arrestua dhe pranoi të arrestohej, pranoi të pendohej dhe të japë këtë panoramë vetëm nën drejtimin e Giovanni Falcone-s. Ishte ai që e bindi, ishte ai që e solli në Itali nga Brazili ku u arrestua dhe ishte ai që ndërtoi dhe 'Maxi Procesin'. Pra për herë të parë u zbardhën fijet sesi mafia vijonte të ishte kaq e fortë duke pasur atë që ju sollët në vëmendje në 92'-93'-shin. Pra se si kishte ndërtuar këtë kapital, këtë sistem, këtë sipërmarrje financiare, duke u mbështetur dhe te korrupsioni, duke u mbështetur te politika, korrupsioni i forcave të rendit, korrupsioni i të gjithë atyre të cilët u vunë në bankën e të akuzuarve. Dhe ishin plot 475 persona, nga të cilët arritën në 460 dhe në dënime u dhanë mbi 2600 vite burg. Një moment i rëndësishëm, për t'u kthyer aty ku ju thatë, u ekzekutuan dy persona në 92-shin, pra dy njerëz, dy simbole, dy heronj, por Giovanni Falcone, menjëherë pasi mbaroi Maxi Procesi, pasi dënimet u dhanë në fillim të vitit 1992, pra një proces i zgjatur nga 86-ta në 92-shin, shumë vite. Në atë moment, kur ai priste që të merrte drejtimin e asaj që ata kishin krijuar, pra kishin krijuar një pol anti-mafie, për herë të parë kishin krijuar një pol anti-mafie, në atë moment ai largohet aty ku kishte investuar punën e tij.

Me një urdhër të politikës apo të qeverisë që ishte në atë kohë u dërgua në Romë. Kthehet në Palermo vetëm për një vizitë, ku ishte i ftuar për të vizituar një rezervuar ku rritej toni... ku peshku ton, që ishte fare pak kilometra nga qyteti i Capaci-t... dhe përjeton këtë moment pra dhe kryhet ai që quhet atentati i Capaci-t. Pra të gjitha janë të lidhura, të strukturuara në mendje...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco